Shqetësimi mjekëve në Gjirokastër: Qytetarët kërkojnë barna pa recetë kundër gripit

28 Janar 2025 | 17:58

Muaji janar shënoi një rritje të ndjeshme të rasteve të gripit, i cili ka prekur me mijëra persona në të gjithë vendin.

Kjo ka bërë që shumë qytetarë në Gjirokastër të kërkojnë medikamente pa rekomandimin e mjekut, një veprim që kundërshtohet nga Urdhëri i Farmacistëve.

Ata theksojnë se marrja e barnave pa konsultë mund të shkaktojë komplikacione serioze për shëndetin e popullatës ndërsa Urdhëri i Farmacistëve në këtë qytet apelon që përdorimi i antibiotikëve në këto raste duhet të jetë i kontrolluar dhe vetëm pas konsultimit me mjekun.

“Për periudhën e gripit, përdorimi i antibiotikëve është një çështje shumë e rëndësishme, sepse përdorimi i tepruar mund të çojë në rezistencë ndaj tyre. Antibiotikët nuk duhet të përdoren në gjendje virale, dhe për këtë arsye është e domosdoshme që pacientët të drejtohen tek mjekët kur simptomat janë më të theksuara”, thotë Albana Braja, Kryetare e Urdhrit të Farmacistëve në Gjirokastër.

“Ne gjithmonë i kemi drejtuar pacientët tek mjekët kur kërkojnë antibiotikë. Asnjëherë nuk jemi përgjigjur kërkesave për barna pa recetë, pasi është e rrezikshme për shëndetin e tyre”, thotë Albana Braja, Kryetare e Urdhrit të Farmacistëve në Gjirokastër.

Në Gjirokastër, çdo ditë rreth 250 persona kërkojnë ndihmë mjekësore për gripin në spital dhe qendrat shëndetësore, duke treguar përhapjen e gjerë të këtij virusi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026