Politika e Jashtme e SHBA nën Trump, mesazhi i Ambasadës në Tiranë: “Amerika e Para”
Një muaj pas marrjes së detyrës nga Presidenti Donald Trump, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë ka reaguar duke shpërndarë dy njoftime zyrtare të Shtëpisë së Bardhë.
Në deklaratën e saj, ambasada thekson se administrata e re po avancon një politikë të jashtme të fokusuar te parimi “Amerika e Para”.
“Ky ishte muaji i parë i Administratës Trump. Presidenti Donald J. Trump dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio po japin rezultate dhe po çojnë përpara një politikë të jashtme që synon ta bëjë vendin tonë më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë. Dhe ne sapo kemi filluar,” shkruhet në postimin e ambasadës.
Ndërkohë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka reaguar përmes një postimi në Instagram, duke ritheksuar vizionin e politikës së jashtme të Presidentit Trump.
“Që në marrjen e detyrës, Presidenti Trump deklaroi se politika e jashtme e SHBA-së do të bazohej në parimin ‘Amerika e Para’. Brenda vetëm 30 ditëve të para, kemi parë përparime të rëndësishme në disa nga sfidat më urgjente me të cilat përballemi në mbarë botën. Ky është vetëm fillimi. Interesi kombëtar i Amerikës do të vazhdojë të udhëheqë politikën tonë të jashtme. Ne nuk do të ndalemi në përpjekjet tona për ta bërë Amerikën më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë,” shkruan Rubio.
Administrata e re e Shtëpisë së Bardhë ka vënë theksin tek forcimi i politikës së jashtme amerikane, duke e vënë sigurinë dhe prosperitetin kombëtar në qendër të veprimeve të saj diplomatike.
LEXONI GJITHASHTU:
Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare
43 persona humbën jetën nga shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg
- 19:43 Dinamo shkruan historinë në Kazakistan, përmbysje spektakolare ndaj Astanës
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”
- 19:21 Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
- 19:13 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 19:08 Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare
- 19:06 Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL