Politikani i majtë anti-Izrael fiton zgjedhjet në Britaninë e Madhe
Një politikan i majtë në Mbretërinë e Bashkuar ka regjistruar fitore dërrmuese në një zgjedhje të pjesshme parlamentare me një platformë që premton se do të mbrojë Gazën.
George Galloway e fitoi vendin e tij në qytetin verior anglez Rohdejl pas një fushate përçarëse, gjatë të cilës Partia Laburiste tërhoqi mbështetjen nga kandidati i saj për shkak të komenteve anti-Izrael.
Konkretisht, Galloway fitoi 12 mijë e 335 vota krahasuar me 6 mijë e 638 që fitoi vendi i dytë i David Tully, një kandidat i pavarur.
Kandidati i mëhershëm i Laburistëve, Azhar Ali, doli i katërti pasi partitë e opozitës tërhoqën mbështetjen ndaj tij pasi ai u regjistrua duke promovuar teori konspirative për Izraelin.
“Keir Starmer, kjo është për Gazën”, tha Galloway të premten, duke iu referuar liderit laburist që fillimisht refuzoi të bënte thirrje për një armëpushim në Gaza, ku mbi 30 mijë persona janë vrarë në 5 muajt e fundit si pasojë e bombardimeve izraelite.
“Ju keni paguar dhe do të paguani një çmim të lartë për rolin që luajtët në mundësimin, inkurajimin dhe mbulimin e katastrofës që vazhdon edhe sot në Rripin e Gazës”, shtoi Galloway.
Deputeti i ri, që përfaqëson Partinë e Punëtorëve të Britanisë, akuzoi si laburistët edhe konservatorët se mbështesin Izraelin, në një kohë kur ai ka drejtuar një fushatë pro-palestineze në njësinë e tij bashkiake, ku ka një komunitet të madh mysliman.
Lufta shkatërruese e Izraelit në Gaza ishte një çështje kyçe në zgjedhjet e pjesshme, gjatë të cilave zakonisht trajtohen çështje vendase.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada përballet me një moment të frikshëm (VIDEO)
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
- 10:41 Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)