Politikani i opozitës serbe: E njohim Kosovën si shtet të pavarur, Vuçiç kriminel

3 Tetor 2023 | 22:19

Politikani i opozitës serbe, Nikola Sanduloviç deklaroi për “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se ata e njohin Kosovën si shtet të pavarur, ndërsa e cilësoi presidentin Vuçiç si kriminel.

Ky i fundit, sipas Sanduloviç ka organizuar sulmin e 24 shtatorit në Veri dhe nuk ka asgjë që mund të ndodhë në këtë zonë pa dijeninë e Vuçiç.

“Nuk mund ta pranoj dhe më besoni, një pjesë e madhe e serbëve në Serbi nuk e pranojnë diçka të tillë dhe kur Aleksandër Vuçiç flet në emër të Serbisë, dua ta dini që ai flet në emrin e tij personal, për lirinë e tij. Serbia nuk e ka të nëjjtin mendim si Aleksandër Vuçiç. Një shtet demokrat i lirë do që të jetë në miqësi me popullin shqiptar. Unë jam prezantues i një Serbie demokrate. Një pjesë e Serbisë normale e mendon Kosovën si një vend të pavarur dhe ne patjetër e mbështesim si vend,” – u shpreh  Sanduloviç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026