Politikanja serbe ndalohet në Merdare: Policia e Serbisë s’më lejon të kaloj kufirin

15 Dhjetor 2022 | 11:51

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviç, ka thënë se policia serbe nuk e ka lejuar që të futet në Kosovë, në pikën kufitare në Merdare.

Lajmin e ka bërë me dije në një postim në rrjetin social Twitter, duke theksuar se autoritetet nuk i kanë dhënë asnjë shpjegim për ndalimin.

Ajo ka thënë se në Kosovë po vinte që të takohej me përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-ve dhe me zyrën greke.

“Për të sqaruar: policia serbe nuk më lejon të kaloj kufirin, sapo më ndaluan në vendkalimin Merdare. Jam e përjashtuar nga trafiku dhe pa shpjegim nuk më lejohet të hyj në Kosovë. Jam rrugës për t’u takuar me përfaqësuesit e zyrës greke në KS dhe ambasadën amerikane. Unë kërkoj lirinë e lëvizjes”, ka shkruar ajo në Twitter.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se vendi po e shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin e lëngëzuar (LNG) nga...
18:07 | 15/07/2026

Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës

Punëtorët e huaj po largohen nga Greqia, një trend që po e thellon krizën në tregun e punës në vend, sipas një raporti nga Qendra...
17:37 | 15/07/2026

Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputet i zgjedhur i DK-së, Avdullah Hoti ka festuar dërgimin e firmave që kërkojnë shkarkimin e kryetarit, Lumir Abdixhiku. “Forca e...
15:23 | 15/07/2026