Politologu Nurellari: Strategjia elektorale e PS-së, mobilizimi i socialistëve
Politologu, Adri Nurellari tha në “Barometri Politik” se strategjia elektorale e Partisë Socialiste lidhet me mobilizimin e simpatizantëve të partisë.
“Objektivi kryesor (për PS-në) nuk është të bindi asnjëanësit ose të lëkundurit por të mobilizojë të vetët që të dalin në votim. Pra, sfida dhe pikëpyetja e madhe në zgjedhje është a do t’ia dalë Partia Socialiste të nxjerrë socialistët të votojnë? Kjo është dhe arsyeja pse provokon me fytyra kundërshtare që janë mobilizuese sepse do të marrë një polarizim të elektoratit,” – u shpreh Nurellari.
Sipas tij, sigurimi i pjesëmarrjes së votuesve dhe mundësimi që votuesit që tashmë Partia Socialiste “ka në xhep” të dalin të votojnë, janë dy nga sfidat më të rëndësishme për PS-në.
A janë socialistët mjaftueshëm të pakënaqur sa të refuzojnë të dalin të votojnë? – kjo ishte pyetja që ngriti politologu teksa theksoi edhe njëherë se kjo do të jetë ajo pjesë e njerëzve që do të vendosin në këto zgjedhje dhe jo të pavendosurit.
Në fund të fjalës së tij Adri Nurellari u shpreh se në këtë fushatë elektorale nuk është parë asnjë përpjekje nga Edi Rama për të bindur të palëkundurit por siç u shpreh dhe politologu, kryeministri “po kullot në livadhin e vet sa të mundet”.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kë duan për kryeministër? Rama dhe Basha në garë të ngushtë për Elbasanin, Fieri preferon kryesocialistin
- Iris Luarasi: Fieri, i vetmi qark që ka mbështetje të madhe për Ramën
- Jonila Godole: Shifrat e të pavendosurve japin idenë për rritjen e PD-së
- Mazniku mbi sondazhin në Elbasan: Rama me 46.5% dhe Basha me 40% kanë kapur tavanin
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania