English

Politologu serb: Kosova luan rolin kryesor në politikën e jashtme të Serbisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Politologu serb Boris Varga është shprehur se Kosova luan rolin kryesor në politikën e jashtme të Serbisë.

- Advertisement -

I ftuar në emisionin “Balkan Talks” në Euronës Albania ai tha pengesa  e vetme për nacionalistet serb është numri i shqiptareve në Kosovë prej 2 milionë.

Sipas tij asnjë parti me ndikim në Serbi nuk mundet të thotë ne publik se pranon dhe mbështetë pavarësinë e Kosovës.

“Kosova luan rolin kryesore në politiken e jashtme të Serbisë. Në katër deceniet e fundit është ndërtuar miti qe Kosova është zemër e Serbisë dhe nuk ka çmim për të cilin Beogradi do të duhej të lëshonte pe dhe ta humbte me pretendimin se Kosova është djep i historisë dhe ortodoksisë serbe. Pengesa  e vetme për nacionalistet serb është numri i shqiptareve në Kosovë prej 2 milionë dhe këtu është fillimi i shovenizmit serb dhe përgatitjes se vazhdueshme për luftë dhe narratives së njëfarë çlirimit të Kosovës në të ardhmen dhe kjo është një lloj bese e dhënë e cila do të zhvillohej në të ardhmen. Kjo është e rrezikshme sepse tashme kjo është bërë pjese e një lloj fjalori në përditshmërinë e qytetareve te zakonshëm, pasqyra e shtrembëruar për Kosovën paraqitet zi e më zi neper shkolla dhe jo vetëm neper media dhe ky frustrim është baze e politikes se te gjitha partive, partive me ndikim në Serbi. Asnjë parti me ndikim në Serbi nuk mundet të thotë ne publik se pranon dhe mbështetë pavarësinë e Kosovës. Pikërisht, kjo klime politike ka përcaktuar politiken e jashtme të Serbisë edhe atëherë kur në pushtet ka qenë partia demokratike përkatësisht ish presidenti Tadiq. Pikërisht atëherë kur Kosova shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008, atëherë filloji pika e kthesës së Beogradit ndaj Moskës që pastaj me agresionin rus në Ukrainë, Serbia të behej shteti më mbështetës i pushtetit të Putinit. Për tu bere Serbia demokratike dhe anëtare e BE duhet te ndahet nga Kosova.  Atëherë do te krijoheshin kushte qe Serbia te ballafaqohej me krimet me te renda te luftës ma pastrimin etnik te kryer, te cilat i ka kryer shteti i Serbisë gjate viteve 98 dhe 99”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?