Spahiu: Lirimi i Tahirit, bast i humbur i SHBA-së për dënimin e peshqve të mëdhenj
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se lirimi i Saimir Tahirit nga burgu është një bast i humbur i amerikanëve.
Sipas tij, qasja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sa i takon kapjes së “peshqve të mëdhenj” nuk po gjen zbatim në Shqipëri dhe rrjedhimisht me lirimin e Tahirit ka ardhur dhe zhgënjimi i cili siç sqaroi dhe juristi u shpreh qartë në reagimin e Yuri Kim.
“Nuk dua të jem i njëanshëm në gjykimin tim, nuk dua të jem spekulativ, mund të ketë dhe arsye të tjera, mund të mos ketë asnjë arsye, sigurisht ka nxitur një shqetësim ndërkombëtar të lartë. Reagimi i Yuri Kim ishte një reagim i drejtpërdrejtë për këtë vendim [lirimin e Saimir Tahirit].
Për ata që nuk kanë dijeni, ambasada e Shteteve të Bashkuara ka asistuar çdo seancë gjyqësore që gjykohej Saimir Tahiri. Po ta shprehim si një metaforë, ka qenë një bast amerikan në Shqipëri që Saimir Tahiri do të shënonte fillimin e ndëshkimit të ‘peshqve të mëdhenj’ dhe sot pas gjithë këtij asistimi dhe insistimi njëkohësisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ardhur dhe zhgënjimi,” – u shpreh Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë