U lirua sot nga burgu, flet për herë të parë Saimir Tahiri
Ish-ministri Saimir Tahiri, ka reaguar për herë të parë pasi u lirua nga burgu ditën e sotme.
Në një postim që ka bërë në rrjetet social, ai shkruan se do të vazhdojë të kërkojë drejtësinë ashtu siç ka bërë deri më sot.
“Do vazhdoj të kërkojë drejtësinë siç kam bërë deri më sot. Të falenderoj me zemër ty që ke besuar gjithmonë te gjithçka që jam e kam bërë unë.
Faleminderit dhe ty që ke gënjyer gjithmonë, duke më kujtuar çmimin e të vërtetës. Pata mundësinë të njihja padrejtësinë përballë. Tani kam mundësinë të kërkojnë të drejtën pa kursin. Faleminderit pamasë të gjithë”- shkruan ai.
Gjykata e Elbasanit ka liruar nga burgu ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirir, duke vendosur që ta kryejë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi.
Vendimi u mor gjatë seancës gjyqësore të kësaj të mërkure nga gjyqtarja Matilda Fetahu, pas kërkesës së ardhur nga prokuroria.
Fetahu pranoi kërkesën e prokurorisë për rrethana lehtësuese familjare ndaj Tahirit, nën argumentin se atij i duhej të kujdesej për fëmijët e mitur për shkak të problemeve shëndetësore të bashkëshortes.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë