Flet avokati i Saimir Tahirit, zbulon arsyet e vendimit të lirimit të ish-ministrit
Maks Haxhia, avokati i ish-ministrit Saimir Tahiri zbuloi përmes një komunikimi për media detaje mbi vendimin e gjykatës për lirimin e ish-ministrit të Brendshëm.
Haxhia u shpreh Tahiri do të mbajë kontakte me shërbimin e provës për çdo lëvizje, madje mund të dalë edhe jashtë vendit.
Ai sqaroi se vendimi i sotëm është i paapelueshëm, pasi është mbështetur në mënyrë të pakontestueshme nga tre grupe ekspertësh që kanë vërtetuar gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së ish-ministrit. Sipas tij Tahiri duhet të kujeset për fëmijët e tij të mitur.
“Gruaja vuan nga një sëmundje që kur e kapin krizat nuk i shërben dot fëmijëve. Gjykata në 5 muaj e ca ka arritur në konkluzionin konkret. Kushtet janë të përcaktuara, do mbajë lidhje me shërbimin e provës. Nuk do të paraqitet në shërbim prove por do të ketë kontakt, edhe nëse do ti duhet të lëvizë jashtë vendit për shkak të gjendjes së bashkëshortes. Ky vendim është i paapelueshëm”, tha Haxhia.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor
Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi
Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 17:02 Le Pen mbështet Melonin në përplasjen me Trumpin: Ai ishte shumë ofendues
- 16:57 Macja Larry në Britaninë e Madhe që ka përcjellë gjashtë kryeministra
- 16:55 Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë në Shqipëri
- 16:51 Italia kritikon shefin e NATO-s, deklaroi se 500 baza ushtarake italiane do përdoren kundër Iranit
- 16:49 Braçe flet për protestën: Unë mbetem socialist, deligjitimimi i zgjedhjeve do dëmtonte procesin në BE
- 16:47 Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor