Polonia do të pezullojë përkohësisht të drejtën për azil

12 Tetor 2024 | 17:00

Polonia planifikon të pezullojë përkohësisht të drejtën për azil, si pjesë e strategjisë për të kufizuar migrimin ilegal teksa rriten tensionet me Bjellorusinë.

Varshava e akuzon Minskun që po dërgon qëllimisht migrantët në pikën kufitare.

“Njëra prej pikave të strategjisë së migrantëve do të jetë që përkohësisht të pezullohet e drejta për azil”, ka thënë kryeministri polak, Donald Tusk më 12 tetor.

“Do ta kërkoj këtë, do të kërkoj njohje në Evropë për këtë vendim”, ka thënë ai para grupimit të tij, Koalicioni Civil, anëtari më i madh në koalicionin qeverisës të Polonisë.

Tusk ka thënë se e drejta për azil është duke u shfrytëzuar nga lideri autoritar i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, presidenti rus, Vladimir Putin, dhe kontrabandistët e njerëzve, duke vepruar kundër të drejtës që parasheh azili.

Rusia dhe Bjellorusia mohojnë se janë përgjegjëse për orkestrim të krizës.

Migrimi ka qenë lart në agjendën e Polonisë qysh prej vitit 2021, kur ka nisur të përballet me numër të madh të migrantëve prej Lindjes së Mesme dhe Afrikës.

Prej kur e ka marrë pozitën, në dhjetor të vitit 2023, Tusk ka çuar përpara politika të ashpra ndaj migrimit, çka ka rritur zërat e aktivistëve, që kanë shpresuar se ai do t’i braktiste politikat e administratës së kaluar nacionaliste.

Marysia Zlonkiewicz prej grupit Granica, organizatë joqeveritare që u ndihmon migrantëve në kufi, ka thënë se pezullimi i të drejtës për azil është kundër Kushtetutës dhe mund t’i çojë migrantët në duart e kontrabandistëve./ REL

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)

Një kamion është rrëzuar paraditen e sotme në zonën e Drogostunjës, në Librazhd, duke shkaktuar bllokimin e plotë të qarkullimit rrugor. Sipas informacioneve nga vendngjarja,...
19:47 | 24/06/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët mblidhen para godinës së Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë po zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e...
18:48 | 24/06/2026

ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton

Shqipëria gjendet në periferi të valës së të nxehtit që ka goditur Europën, por sërish temperaturat maksimale dhe minimale janë të larta për muajin në...
18:02 | 24/06/2026