Popullariteti i Belind Këlliçit| Si ka ndryshuar ai në një muaj?
Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e Tiranës në lidhje me mendimin tyre për Belind Këlliçin. Nga muaj shkurt numri i qytetarëve që kanë mendim shumë pozitivë për Këlliçin ka rënë nga 12.2% në 10.8%. Por në një muaj numri i qytetarëve që kanë mendim pozitivë për Këlliçin është shtuar nga 21.6% në Shkurt në 27% në Mars.
Po ashtu ka pasur një ulje ty numrit të qytetarëve që kanë mendim negativë për Belind Këlliçn nga 17% që ishte në Shkurt në 15.6% në muajin Mars.
Në këtë një muaj është ulur edhe numri i kryeqytetasve që kanë pasur mendim shumë negativë për Belind Këlliçin nga 14.4% që ishte në 11.9%.
Por një rritje ka pasur numri i atyre që nuk e njohin Këlliçin nga 27.4% që ishin në Shkurt në 31.5% në Mars.
Nëse shohim numrin e qytetarëve që kanë mendim pozitivë dhe shumë pozitivë për Belind Këlliçin në total nga muaj Shkurt që ishte 33.8% ka pasur një rritje duke shkuar në 37.8% në Mars.
Tek ata që kanë mendim pozitivë dhe shumë pozitivë për Belind Këlliçin 40.7% janë meshkuj dhe 34.9% janë femra.
Ndërsa tek ata që nuk e njohin Këlliçin 27.8% janë Burra dhe 35.2% janë gra.
Kur i klasifikojmë sipas grup moshave qytetarët që më së shumti nuk e njohin Belind Këlliçin janë mosha 25-34 vjeç, pasuar nga grup mosha 18-24 vjeç me 38.3%, grup mosha 65-75 vjeç me 31.4%, grup mosha 35-44 vjeç me 30.4%, grup mosha 55-64 vjeç me 23.8% dhe grup mosha 45-54 vjeç me 22.5%.
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin



