‘Porti i Durrësit në Kushtetuese’, avokati: Padi edhe për kontratën
Disa ditë më parë, Partia Demokratike depozitoi në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e Portit të Durrësit, të nënshkruar nga qeveria, por ende të pamiratuar në Kuvend.
Avokati Franc Nuri thotë se kjo marrëveshje ndërkombëtare, mund t’i shërbejë në të ardhmen kompanisë private, për të kërkuar dëmshpërblim në arbitrazh, nëse do të ndërpritet.
Sipas tij, do të ngrihet padi në Kushtetuese edhe për kontratën, pasi shkel marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit.
“Ne në Gjykatën Kushtetuese, kemi dorëzuar kërkesën për të anuluar projektin e Portit të Durrësit. Nga ana teknike, kemi atakuar ligjin që ka ratifikuar marrëveshjen midis qeverisë shqiptare dhe atë të Emirateve të Bashkuara Arabe. Beteja jonë nuk përfundon këtu. Ne kemi atakuar marrëveshjen ndërkombëtare, mbi të cilën qeveria shqiptare është duke negociuar dhe miratuar marrëveshjen me procedurë të përshpejtuar.
Ajo marrëveshje ndërkombëtare do shërbejë si marrëveshje në të cilën kompania private do kërkojë dëmshpërblimet në arbitrazh ndaj qeverisë shqiptare, nëse ajo ndërpritet. Ne do atakojmë edhe kontratën edhe kontratën e cila po miratohet aktualisht në Parlament me procedurë të përshpejtuar. Shkelet marrëveshja e Stabilizim-Asocimit. Nuk ka të drejtë shteti shqiptar, që t’i japë një kompanie të paracaktuar, një kontratë me vlerë tepër të madhe, pa garë”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)