Portieri Manuel Neuer njofton daljen në pension: Tani është pikërisht koha e duhur
Portieri gjerman Manuel Neuer njoftoi të mërkurën daljen e tiju në pension, duke i dhënë fund një karriere 15-vjeçare me ekipin kombëtar.
“Pas më shumë se 15 vitesh dhe 124 ndeshjesh ndërkombëtare, sot përfundon karriera ime në kombëtaren gjermane të futbollit”, ka shkruar 38-vjeçari në rrjetin e tij në Instagram.
“Kushdo që më njeh e di që nuk e kam marrë lehtë këtë vendim. Ndihem shumë mirë fizikisht dhe, natyrisht, Botërori 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë do të më kishte tërhequr gjithashtu. E megjithatë, pas shumë intensive dhe diskutimet e gjata me familjen dhe miqtë e mi, arrita në vendimin se tani është pikërisht koha e duhur për të përfunduar kapitullin tim në kombëtare”, shtoi ai.
Neuer, i cili ishte gjithashtu kapiten i ekipit kombëtar, e ndihmoi kombin e tij të fitonte Kupën e Botës FIFA 2014.
Ai është lojtari i pestë gjerman me më shumë paraqitje të të gjitha kohërave me 124 paraqitje.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta