‘Portreti i pambaruar i Clara Bellinit’, ‘Filmi më i mirë, me metrazh të gjatë’ në Festivalin e Karlsruhe

26 Shtator 2021 | 11:17

Filmi “Portreti i pambaruar i Clara Bellinit”  me regji të Namik Ajazi e skenar të Ruzhdi Pulaha, me fotografi të Nino Celeste, ftoi çmimin si “Filmi më i mirë i gjatë në edicionin e 21, të Festivalit të Kalsruhe në Gjermani.

Një bashkëprodhim shqiptaro-italian i vitit 2019, mes Mediavision e Mediterrania production, mbështetur nga QKK, Euroimage dhe Ministria Italiane e Kulturës, filmi vjen me pjesëmarrjen e një kasti aktorësh nga më të mirët në dy vendet si Remo Girone, Marta Gastini, Beatrice Aiello, Olta Daku, Guljem Radoja, Alfred Trebicka, Rajmonda Bulku etj.

“Portreti i pambaruar i Clara Bellinit” sjell një histori të pamundur dashurie mes një djali shqiptar dhe vajzës së ambasadorit italian gjatë viteve të diktaturës komuniste në Shqipëri. Historia e tyre e dashurisë është gjetja për të ripërcjellë edhe njëherë atmosferën e dramat e shoqërisë shqiptare gjatë diktaturës komuniste.

Edicioni i 21, i festivalit ndërkombëtar i filmit: Karlsruhe, Indipendent Days, u zhvillua nga 21-25 shtatori.

Nga 1200 filma të paraqitur nga 90 shtete, juria selektoi 140 filma, të metrazhit të gjatë e të shkurtër, prej të cilëve 8 u vlerësuan me çmim.

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026