Portugali: Tramvaji doli nga shinat, Prokuroria nis hetimet për aksidentin tragjik

4 Shtator 2025 | 09:14

Zyra e prokurorit publik të Portugalisë ka hapur një hetim zyrtar lidhur me aksidentin tragjik që ndodhi dje në qendër të Lisbonës, ku një tramvaj historik i linjës Gloria doli nga shinat dhe u shkatërrua pothuajse tërësisht.

Lajmi u konfirmua nga agjencia kombëtare e lajmeve Lusa, e cila raportoi se zyra e prokurorit të përgjithshëm deklaroi: “Siç është zakon në këto lloj situatash dhe siç kërkohet me ligj, zyra e prokurorit publik do të hapë një hetim.”

Sipas deklaratës zyrtare, organi i akuzës është duke ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme brenda fushëveprimit të kompetencave të saj, “veçanërisht me qëllim ruajtjen e provave, me udhëzime dhe në koordinim me agjencitë policore.”

Hetimet janë duke u kryer gjithashtu nga policia portugeze, autoriteti kombëtar i sigurisë së transportit dhe kompania që administron linjën e funikularit Gloria.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë shkatërrimin e madh të shkaktuar nga aksidenti, ndërsa shërbimet e emergjencës mbërritën brenda pak minutash dhe punuan intensivisht për të shpëtuar të bllokuarit.

Deri më tani, autoritetet kanë konfirmuar të paktën 15 viktima. Ekipet e zjarrfikësve dhe të emergjencës kanë punuar për orë të tëra për të nxjerrë personat e mbetur brenda vagonit të rrëzuar.

Ndërkohë, vijojnë përpjekjet për identifikimin e viktimave dhe përcaktimin e saktë të shkakut të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti

Euronews Albania ka siguruar pamje të tjera nga konflikti i ndodhur në ambientet e Poliklinikës në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, ku mbeti i plagosur...
07:14 | 17/07/2026

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026