Power Ranking pas garës në Miami
9 Maj 2024 |
13:50
Formula 1 kaloi një Sprint në tjetrin nëpërmjet një fundjave thriller në “Miami International Autodrome” por kush ishin pilotët që impresionuan në Power Ranking? Le ta zbulojmë sëbashku.
- Lando Norris arriti fitoren që e kërkonte prej 110 garash pas favorizimit nga Safety Car por dhe mbrojtjes spektakolare ndaj Max Verstappen.
- Oscar Piastri e filloi më mirë se Norris dhe ishte shpresa e McLaren për befasinë por Safety Car e dënoi australianin që më pas u përfshi në një incident me rivalin e Ferrari’t Carlos Sainz.
- Yuki Tsunoda u la pas nga Daniel Ricciardo në Sprint por bëri gjithcka më mirë në garë ku u rendit në vendin e 7.
- Verstappen u duk gati për fitoren e rradhës pas pole position por nuk kishte llogaritur efektin e Safety Car dhe këmbënguljen e Norris dhe shpejtësinë e McLaren.

- Charles Leclerc e filloi 2024 nën hijen e Sainz por monegasque u paraqit më mirë në rnd e 6 duke u renditur pas Verstappen dhe Norris.
- Miami ishte një tjetër fundjavë sfiduese për Mercedes por Lewis Hamilton mori një vend të 6 solid përpara George Russell.
- Esteban Ocon iu dha fund pritjeve të Alpine për pikën e 1’rë këtë sezon duke lënë të vetme në fundin e klasifikimit Williams dhe Kick Sauber.

- Sainz e shpenzoi fundjavën në Miami duke ndjekur Leclerc por ai që e përkeqësoi paraqitjen e spanjollit ishte incidenti me Piastri’n për të cilin u penalizua me 5 sekonda.
- Nico Hulkenberg mbërriti në Florida me kontratën e Audi’t në xhep dhe mori vetëm një vend të 7’të në Sprint ndërsa mbeti jashtë top-10 në garë.
- Fernando Alonso pati problem me Lance Stroll në start’in e Sprint’t dhe u rendit i 15’ti në Provat Zyrtare por ja doli të renditej i 9’ti në garë duke vazhduar rekordin e 100% të Aston Martin këtë sezon.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Maks Vershtapen duket se do të largohet në fund të sezonit nga Red Bull, me Aston Martin që ka gati ofertën. Holandezi dëshiron një aventurë...
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Lando Norris e mbylli vitin 2024 me klasin e fitores në “Abu Dhabi Grand Prix” pas një pilotimi dominues. Britaniku në këtë mënyrë siguroi një...
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
I fundit pole position i vitit 2024 në Formula 1 i përket Lando Norris. Anglezi vendosi kohën më të shpejtë në Abu Dhabi aty McLaren...
- 08:54 Fenomen që ndodh çdo 80 vjet, një yll i ri pritet të shfaqet në qiell deri më 25 qershor
- 08:53 Tajvani në tension: Koha e paralajmërimit për çdo sulm nga Kina po shkurtohet
- 08:40 Mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama mbërrin në selinë e PS (VIDEO)
- 08:40 Vatikani refuzon propozimin për të lejuar gratë të drejtojnë predikimet në meshë
- 08:33 Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona
- 08:32 Ngushtica e Hormuzit, Omani hap korridor të ri për lundrim të sigurt