Power Rankings pas ekstravagancës në Silverstone
Një event historik dhe emocional në “British Grand Prix” pa Lewis Hamilton të thyente një rekord me fitoren e 1’rë pas 945 ditësh kur piloti i Mercedes triumfoi ndaj Lando Norris dhe Max Verstappen. Por kush ishin pilotët që shkëlqyen në thriller-in ishullor… ?
– Pas 945 ditëve pa fitore, Lewis Hamilton arriti suksesin e 104’rt në karrierë – të 9’in në Silverstone. Nuk të qëllon shpesh të shohësh një triumf kaq emocional sa i britanikut në Silverstone.
– Pas paraqitjes më të mirë të Haas në Provat Zyrtare, Hulkenberg e mbylli garën në vendin e 6’të për të 1’ën herë në dy evente radhazi. Një rezultat impresionues po të kujtosh startin ku ai përfundoi në vendin e 9’të.
– Vendi i 2’të mund të mos jetë i mjaftueshëm për Verstappen pork jo ishte një nga ato gara ku duhet të pranosh një fund të tillë po të kesh parasysh që mund ta mbyllte në vendin e 5’të apo të 6’të.
– Lando Norris po garonte të fitonte për të 1’ën herë në shtëpi por gjithçka u prish nga vendimi i McLaren për gomat në xhirot e fundit. Një zgjedhje që e la pas Verstappen duke shkaktuar nervozizmin e britanikut.
– Ashtu si shoku i skuadrës, Piastri mund të ishte në gjendje për të fituar në Silverstone. Mundësi e cila u shua pas hyrjes së 1’rë në pit stop dhe zgjedhjes së gomave për australianin që i kushtoi një humbje kohe prej 15”.
– Pas nisjes me incidente që shkaktoi disa dëme të vogla në makinë, Albon ja doli të menaxhonte garën në bordin e Williams duke u renditur brenda zonës së pikëve, në vendin e 9’të, përsëritje e të njëjtit rezultat si në Monaco.

– Pas një pole position-i spektakolar të shtunën, e diela nuk vonoi ta zhgënjente George Russell. Piloti i Mercedes bëri një nisje të mirë dhe qëndroi në krye deri në xhiron e 18, përpara se të lihej pas nga binomi i McLaren. Por ai nuk e kishte menduar se do të tërhiqej për shkak të një defekti në sistemin e qarkullimit të ujit.
– Spanjolli Carlos Sainz u duk si një kërcënim në krye të garës, por shumë shpejt ra në vendin e 5-të. Rezultat që ishte maksimumi për Ferrari-n duke parë edhe problemet e vazhdueshme të Charles Leclerc.
– Një tjetër përfundim në zonën e pikëve nga Tsunoda që u rendit në vendin e 10’të. Ishte një garë e vështirë për RB Honda-n por 24-vjeçari bëri gjithçka që makina nuk do ta realizonte.
– Kthim i mirëpritur në zonën pikëve për Aston Martin kur Lance Stroll u rendit në vendin e 7’të, për të 3’ën herë këtë sezon. Kanadezi mundi shokun e skuadrës, Fernando Alonso me një diferencë prej 7 sekondash. Ky është Klasifikimi i Përgjithshëm pas 12 garave:

Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge