Power Rankings pas garës së 16’të në Monza
Charles Leclerc realizoi ëndërrën e tij dhe të Ferrari’t në “Italian Grand Prix” duke zhvilluar një garë të jashtëzakonshme që u shpërblye me fitoren e “Scuderi’së” në shtëpi. Por kush ishin pilotët që impresionuan në Monza? Për këtë mjafton të lexoni “Power Rankings” dhe kryesuesit…

– Ferrari u rikthye në shtëpi me objektiv për rianimimin e sezonit por të paktë ishin ata që besonin se Leclerc do të dominonte të dielën në Monza. Më i ngadaltë se dy rivalët e McLaren dhe George Russell te Mercedes në kualifikuese, Leclerc parakaloi Lando Norris dhe më pas Oscar Piastri’n kur Ferrari zgjodhi strategjinë me një ndalesë.

– E kuptueshme bezdia e shfaqur nga Piastri në përfundim të garës të cilën ai e përfundoi 2.6 sekonda pas Leclerc për shkak të dy ndalesave krahasuar me të vetmen e rivalit “Monegasque”. Më herët australiani bëri gjithçka mirë, përfshi dhe parakalimin ndaj Norris në start apo dhe kontrollin e garës deri në momentin që McLaren dhe Ferrari zgjodhën strategji të ndryshme.

– Alex Albon dhe Williams u futën në “Italian Grand Prix” duke e ditur që kishin një mundësi të mirë për të marrë pikë dhe sërish ja dolën atëherë kur duhej më shumë. Pas kualifikimit në sesionin e 3’të kualifikues dhe vendit të 9’të në nisje, Albon menaxhoi gjithçka mirë ditën e garës. Duke rezistuar ndaj presionit të Aston Martin dhe Fernando Alonso’s.

– Carlos Sainz festoi 30’të vjetorin të dielën në Monza dhe ndërsa Leclerc siguroi fitoren e ëndërrave, spanjolli luajti rolin e tij për skuadrën duke u renditur në vendin e 4’t. Nuk duhet harruar që kjo ishte gara e fundit për Sainz si pilot i Ferrari’t pasi kapitulli i tij në Maranello është pranë fundit.

– Lando Norris kishte një mundësi të artë të trondiste kryesimin e Max Verstappen në Itali. Kjo edhe për faktin se britaniku u nis nga “pole position” ndërsa holandezi nga vendi i 7’të. Por ai humbi kreun që në xhiron e 1’rë në favor të Piastri’t dhe nuk i rezistoi sulmit të Leclerc më pas..

– Verstappen dhe Red Bull ishin tërë kohën në prapavijë në Monza. Për shkak të problemeve me makinën, tre herë kampioni në fuqi nuk ishte në gjëndje të garonte për “pole position” të shtunën dhe fitoren të dielën. Në përfundim u shpreh se Red Bull duhet ta rindërtojë makinën, por koha nuk është në anën e tyre.

– Mercedes shkoi me pushime pas 3 fitoreve në 4 gara por dy eventet e fundit nuk janë të kënaqshme për “Silver Arrows”. Leëis Hamilton u shfaq nervoz pas Provave Zyrtare në Monza, pasi besonte se mund të nisej i 1’ri të dielën. Pas gabimit në start nga Russell, Hamilton e mbylli garën në vendin e 5’të, më i miri pas pilotëve te Ferrari dhe McLaren.

– Kevin Magnussen u largua me një miks emocionesh nga “Italian Grand Prix” Fillimisht për pikët brilante si rezultat i garës në pistë. Më pas penaliteti i përjashtimit nga gara e rradhës për shkak të 12 dënimeve në “Super Licence” si pasojë e incidentit me rivalin e Alpine, Pierre Gasly.

– Fundjava e Alonso’s në Itali ishte pranë dështimit pasi spanjolli nuk avancoi në sesionin e 3’të kualifikues për 1 të qindtën e sekondës. Si dhe nuk hyri në zonën e pikëve për 2 të dhjetat më shumë. Por ai është në vendin e 9’të në “Power Rankings” për aftësinë e marrjes së maksimumit nga Aston Martin përtej kapacitetit të makinës duke fituar edhe duelin me Lance Stroll si në Prova ashtu dhe në Garë.

– Franco Colapinto përqafoi mundësinë e jetës kur Williams vendosi që anëtari i Akademisë dhe fituesi i garave në Formula 2 të marrë vendin e Logan Sargeant. Me shumë gjëra për të mësuar, argjentinasi impresionoi jo pak në “paddock”. Në përfundim të javës ishte 2 vende larg zonës së pikëve dhe 15 sekonda larg shokut të skuadrës, Albon. Një nisje e mirë pavarësisht se Baku dhe Singapori janë sfida më të vështira.
– Mungon këtu Sergio Perez që mbeti pas shokut të skuadrës në Provat Zyrtare dhe e mbylli garën 16 sekonda pas kreut, në vendin e 8’të.

Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 15:43 Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025
- 15:37 Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë tonë, shtohen perimet, bien drithërat dhe frutat
- 15:37 Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)
- 15:27 SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës, shkelën hapësirën ajrore të kufizuar
- 15:07 Rama flet për France 24: Faktorët e huaj nuk e duan investimin në Zvërnec
- 14:47 Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë