Pozicionimi i deputetëve në listën e PS, Bushati: Majko dhe Xhafaj, të ndëshkuarit e Ramës

30 Mars 2021 | 20:10

Analisti Andi Bushati tha në emisionin “Shock” se Edi Rama i ka vendosur në mënyrë ndëshkuese Fatmir Xhafajn dhe Pandeli Majkon në vende të pasigurta në listën e PS për Tiranën, gjë që analisti Baton Haxhiu e kundërshtoi.

Bushati tha se Rama i ka pozicionuar Xhafajn dhe Majkon në vende jo të favorshme, pasi këta dy politikanë e kanë kundërshtuar Ramën në disa raste.

“Nga pikëpamja politike Majko dhe Xhafaj janë të ndëshkuarit e Edi Ramës. Rama ka bërë një gjueti shtrigash jo me kundërshtarët pasi tani në Rilindje nuk ka më, por edhe me njerëzit që një herë në jetën e tyre kanë guxuar të bëjnë një gjë ndryshe nga sa u ka thënë shefi.”

Z. Bushati përmendi edhe një arsye teknike pse Xhafaj dhe Majko e kanë të vështirë ta thyejnë listën, ku ai theksoi se në qarkun e Tiranës këta dy politikanë nuk janë gjë tjetër veçse një nga 32 deputetët e PS-së.

“Do e kenë shumë të vështirë të zgjidhen sepse ndryshe nga njerëz të tjerë që janë vënë nën tavanin e qarqeve të tyre si Gramoz Ruçi, Taulant Balla, nga pikëpamja teknike Majko apo edhe Xhafaj, nuk janë kryetarë të qarqeve tyre. Xhafaj, Makjo, Kodheli janë thjesht një nga 32 deputetët e PS në Tiranë.”

Baton Haxhiu, nga ana tjetër, tha për Xhafajn dhe Majkon se nuk janë faktorë të cilët Rama po i ndëshkon për arsye pushteti, por përkundrazi, kanë marrë shumë nga Partia Socialiste dhe nuk kanë kontribuar aq sa u takonte secilit.

“Modeli i vitit 2017 ka krijuar një lloj përtacie të njerëzve që kanë qenë në listën fituese të kryeministër. Ndonjëherë është më mirë të jesh jashtë listës, se sa brenda listës dhe të fitosh një farë beteje me veten që t’i rikthehesh prapë për faktin se nuk ke kontribuar ose ke marrë më shumë se duhet nga partia”, u shpreh z. Haxhiu

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit

Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin Shock se marrëveshja e qeverisë së Kosovës me Serbinë për energjinë është një lloj Zajednice, sipas modelit që ka...
20:46 | 29/06/2022

Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës

Analisti Andi Bushati e konsideron si një gabim politik, deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili këshilloi ish-kryedemokratin Lulzim Basha, që të...
20:17 | 29/06/2022

Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës

Analisti Baton Haxhiu thotë se Bashkimi Evropian po e përdor liberalizimin e vizave si mjet  për t’i bërë presion Kosovës. Në emisionin “Shock” në “Euronews...
20:45 | 28/06/2022