Pr/buxheti kthen në Kuvend opozitën? Berisha: Minimumi jetik të jetë 200 euro
Duket se Partia Demokratike nuk do të bëhet për herë të dytë arsyeja që projektligji më i rëndësishëm, ai i buxhetit për 2025-ën, të votohet për 7 minuta, siç ndodhi një vit më parë. Projekt-buxheti për vitin e ardhshëm mund të përbëjë gjithashtu arsyen e rikthimit të opozitës dhe të normalitetit në Kuvend.
Kryekërkesa e opozitës për t’u përfshirë në diskutimet për projekt-buxhetin është përcaktimi i minimumit jetik. Sipas kryedemokratit Sali Berisha, ekziston mundësia që ai të mos jetë nën kufirin e
Pas prezantimit të projektligjit për buxhetin nga qeveria, Berisha akuzoi shumicën socialiste se nga 8.2 miliardë eurot e parashikuara për 2025-ën, janë përjashtuar nga rritja pensionistët dhe familjet në ndihmë ekonomike. Sipas tij, fondet për veprat publike do të marrin pjesën më të madhe, duke ulur investimet në shëndetësi dhe arsim.
Me rikthimin e mundshëm në Parlament, lideri i opozitës nuk komunikoi asnjë datë për protestën e ardhshme dhe as institucionet publike që demokratët mund të uzurpojnë deri në përmbushjen e kërkesës për qeveri teknike.
“Të fajësosh biznesmenët në një kohë kur kontributet dhe sigurimet shoqërore janë rritur. Fondi nga buxheti për këto është zvogëluar. Së dyti, të fajësosh bizneset në një kohë kur buxhetit 8.2 miliardë euro është i tëri produkt i tyre, ka përdorur dikur një shprehje një politikan, që nuk më shkon, por po e rikujtoj se kësaj i thotë, të lehësh si një qen në han.
Pensionisti dhe pensionistja që merr sot bukën më shtrenjtë se pardje, që merr sot një pension që blen të paktën 20% më pak seç blinte në vitin 2013, kanë të drejtë ti thonë, në këto 8 miliardë cila është pjesa jonë. Pse në Maqedoni marrin 250 % më shumë, pse në Mal të Zi, marri 280% më shumë, pse Kosova i rriti me 20%, dhe dorëzoi nga buxheti në fondin e pensioneve 100 mln euro. Ishte 500, e bëri 600.
Çfarë të pengon ty të kalosh në fondin e pensioneve 700 mln euro suficit. Nuk ka një qëndrim më të pandërgjegjshëm. Biznesit i janë marrë 8.2 miliardë euro. Pensionistëve i janë lënë 16 mln euro. A e dini se çfarë bëri me ta këtë vit. Këtë vit ua mori pensionistëve 4% që u takonin ta merrnin nga muaji mars në tetor dhe tani do të ua japë dhuratë për vitin e ri.
Ky është një akt i shplarë, më se paku të themi, do të ju japë atë që ligji, se buxheti është ligj i votuar në parlament, nuk i ka paratë e Kristaq Ramës ai këtu. Dhe ligji i parlamentit u jepte atyre, indeksimin me 4%, kurse ky nga marsi në tetor ua mori dhe tani do të ua japë dhuratë për vit të ri.
Sjellja e tij ndaj pensionistëve është më ç’njerëzorja që mund të bëjë kush. Ne do të dërgojmë dy ligje. Minimumin jetik 200 euro, të llogaritur nga Avokati i Popullit dhe ILO. Jorida Tabaku ka bërë një amendament për minatoret. Këto janë dy amendamentet, por kryeamendamenti është ai i minimumit jetik”, tha Berisha.
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale