Pranohet gjykimi i shkurtuar për 16 nga 19 të akuzuarit e inceneratorit të Fierit

29 Maj 2023 | 13:59

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka pranuar gjykimin e shkurtuar për 16 nga 19 të pandehurit e inceneratorit të Fierit.

Gjykimi i shkurtuar është pranuar dhe për ish-ministrin Lefter Koka, ish-deputetin Alqi Bllako, biznesmentin Klodian Zoto, zyrtarët dhe ish-zyrtarët e tjerë të dyshuar për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

Çështja është veçuar për 3 të pandehurit, Etleva Kondi, Arenc Murtezani dhe Guzeppe Ceffalione, të cilët do gjykohen me gjykim të zakonshëm. Seanca e radhës, ku prokuroria pritet të japë edhe pretencën do mbahet më datë 12 qershor ora 10:00. Më herët, SPAK ka rrëzuar kërkesën e bërë nga të pandehurit Arben Dervishaj dhe Regan Merdani, për shpalljen e çështjes së tyre si moskompetencë e këtij organi të drejtësisë. Këta të fundit për shkak të klasifikimit të veprave penale gjatë seancës paraprake, pretendojnë se këto vepra penale nuk janë kompetencë e SPAK.

Ata kërkuan shpalljen e moskompetencës dhe kalimin e akteve për zhvillimin e procesit zgjedhor në Gjykatën e Rrethit gjyqësor Tiranë të Juridiksionit të Përgjithshëm. Nga ana tjetër, mësohet se nuk u pranua kërkesa e një banke të nivelit për të qenë palë në proces. U rrëzua gjithashtu kërkesa për shpalljen e akteve të pavlefshme dhe veçimi i tyre nga i pandehuri Arenc Myrtezani. Dy javë më parë Prokuroria e Posaçme dha edhe pretencën për inceneratorin e Elbasanit. SPAK kërkoi 52 vite burg për 9 të pandehurit.  10 vite burg u kërkua për ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka, i arrestuar për aferën  e inceneratorit të Elbasanit. Të njëjtin dënim SPAK kërkoi edhe për administratorët Klodian Zoto e Mirel Mërtiri dhe Nëse gjenden fajtorë do të vuajnë dënimin me 6 vite e 8 muaj burg për shkak se ndaj tyre është aplikuar  gjykimi i shkurtuar. Koka akuzohet për “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion i zyrtarëve të lartë shtetërorë” e “Pastrim parash”.

Ndërsa për administratoren tjetër Stela Gugallja  prokuroria kërkoi dënimin përfundimtar me 4 vite e 8 muaj. Ajo  është ende në kërkim bashkë me Mërtirin e Zoton. Ndërsa për ish-sekretarin e Ministrisë së Mjedisit  Alqi Bllako, SPAK i kërkoi gjykatës dënimin me 4 vite burg me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe në fund dënimin  me 2 vite e  8 muaj burgim.  Edhe për anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Serafin Papa, Bardhyl Çabiri e Jonida Zeqo u kërkua dënimi me 4 vite burg dhe nëse gjenden fajtor dënimin me 2 vite e 8 muaj heqje lirie.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026