Pranohet kërkesa e ish-prokurores së shkarkuar, KPA shqyrton çështjen në themel

11 Mars 2024 | 14:46

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka pranuar kërkesën e ish-prokurores Antoneta Sevdari, e cila kërkoi rishikim të vendimit të shkarkimit të saj nga detyra.

KPA vendosi që të shqyrtojë çështjen në themel në një seancë që do të mbahet më datë 17 prill, ora 10:00.

Rishikimi i vendimit të shkarkimit nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit vjen pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut që i dha të drejtë ish prokurores.

Strasburgu dënoi Shqipërinë me dëmshpërblimin e ish prokurores me disa paga dhe sugjeroi të rishikohej vendimi i shkarkimit të saj.

“Pranimi i kërkesës së kërkueses Antoneta Sevdari për rishikimin e vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (JR) nr. 6, datë 28.02.2019;

Prishja e vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (JR) nr. 6, datë 28.02.2019 dhe rigjykimi i çështjes gjyqësore të juridiksionit të rivlerësimit (JR) nr.17, datë 13.09.2018 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 42, datë 18.07.2018.

Seanca gjyqësore publike për vazhdimin e gjykimit të çështjes në themel do të zhvillohet në datën 17.04.2024, ora 10:00”, thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026