Prapaskenat e goditjes së Berishës, Noka: Skenar Rama-Çuçi, ja informacionet që kam

6 Dhjetor 2022 | 22:08

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka thotë se vërtetimi mjeko-ligjor për shëndetin mendor të 31-vjeçarit Gert Shehu është e falsifikuar dhe mjeku që e ka lëshuar është militant i rilindjes.

Në emisionin Now në Euronews Albania, Noka tha se ka fakte që sulmi ndaj Berishës është i inskenuar nga Rama dhe Çuçi.

“Informacionet tona të sigurta tregojnë se ai është bashkëpunëtor i policisë, unë kam qenë vetë ato dokumente policia ua jep bashkëpunëtorëve që nëse kapen të lirohen dhe të vazhdojnë aksionin. Pse ishte paralajmëruar prej ditësh nga rilindja se do të kishte të infiltruar. Është skenar i kurdisur për arsye se Rama është i tërbuar se opozita do i prishte festën, ndaj ishte kurdisur skenari për të prishur protestën. Rama nuk donte që sot të dëgjohej për Shqipërinë e monizmit, donte të tregonte një përrallë evropiane. Pse Berisha ka 30 vjet dhe nuk doli kurrë një i çmendur dhe e bëri pikërisht sot kur ishte paralajmëruar nga çakejtë e rilindjes? Kam qenë ministër, nuk ka asnjë raport të tillë epikrize e lëshuar nga një klinikë private. Që të lëshohet një dokument i tillë duhet të jetë një komision, mjeku duhet të hetohet”, tha Noka.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026