Prej 27 orësh në det duke kaluar Otranton, avokatja shqiptare shfaq problemet e para

23 Qershor 2023 | 12:14

Avokatja Eva Buzo, një 35-vjeçare shqiptare e cila jeton në Australi, është nisur për të thyer një rekord historik në not.

Që prej orës 7 të mëngjesit të së enjtes ajo është nisur nga Italia me not për të përshkuar kanalin e Otrantos dhe të mbërrijë më pas në Shqipëri.

Nga informacionet e fundit mësohet se Buzo ka shfaqur problemet e para gjatë notimit. Prej rreth 27 orësh tashmë në det ajo ka probleme në të folur për shkak të gjuhës së ënjtur. Kjo ka ndodhur prej kripës së tepërt që i ka prekur gojën.

Avokatja shoqërohet nga dy trajnerët e saj me kajak, si dhe nga një varkë e pajisur me asistencën logjistike.

Gjendja e saj është duke u monitoruar, ndërkohë 35-vjeçarja ndodhet disa milje larg Karaburunit në det të hapur.

Buzo është me profesion avokate në Australi dhe është e angazhuar dhe në shoqërinë civile në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ajo ka përvojë pune në Afrikën Lindore, Azinë Jugore dhe Australi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar

Politikani Kreshnik Çollaku i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën. Gjatë fjalës së...
22:24 | 03/07/2026

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Mbrëmjen e kësaj të enjte ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar...
21:55 | 03/07/2026

Sekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas pas kontrollit të fluturimit Toronto-Tiranë, dy persona nën hetim

Autoritetet doganore, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë goditur një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike në Pikën e Kalimit Kufitar të Rinasit, në...
21:46 | 03/07/2026