Zgjedhja e Avokatit të Popullit, Balla ftesë Bardhit të ulen në bisedime

22 Qershor 2023 | 12:52

Kur na ndan edhe 1 muaj nga përfundimi i këtij sesioni parlamentar, Partia Socialiste ka kërkuar bashkëpunimin e Partisë Demokratike për të zgjedhur Avokatin e ri të Popullit. Ftesa u bë nga Taulant Balla, i cili kërkoi nga Gazment Bardhi që të ulen në tryezë për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit.

Mazhoranca ka ftuar në tryezë opozitën për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit. Apeli u bë nga foltorja e Kuvendit, ku kreu i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla bëri thirrje për përmbylljen e këtij procesi deri në fund të korrikut, kur mbyllet edhe ky sesion parlamentar.

“I propozoj kryetarit të grupit të PD-së, Bardhit, të ulemi gjatë javës së ardhshme bashkë me drejtuesit e Komisionit të Ligjeve në mënyrë që të bëjmë një verifikim të kandidaturave që kemi përballë para nesh, që të shkojmë drejt një grupi që ka 3-4 kandidatura, që mund të jenë kandidaturat që marrin më shumë konsensus.”

Në garë për postin e Avokatit të Popullit janë 15 kandidatë, por deri tani vetëm 3 prej tyre kanë marrë mbështetjen me firma të deputetëve, në mënyrë që të votohen në seancë plenare.

Mazhoranca nuk mund ta zgjedhë e vetme Avokatin e Popullit, pasi i duhen 84 vota të cilat nuk i ka, ndaj i duhet bashkëpunim me opozitën. Prej një viti, Avokatja e Popullit është jashtë mandatit pasi parlamenti dështoi, në dhjetor të vitit të kaluar, të zgjidhte Avokatin e ri të Popullit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar

Politikani Kreshnik Çollaku i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën. Gjatë fjalës së...
22:24 | 03/07/2026

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Mbrëmjen e kësaj të enjte ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar...
21:55 | 03/07/2026

Sekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas pas kontrollit të fluturimit Toronto-Tiranë, dy persona nën hetim

Autoritetet doganore, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë goditur një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike në Pikën e Kalimit Kufitar të Rinasit, në...
21:46 | 03/07/2026