Prej 9 muajsh në duart e rusëve, vdes në moshën 27-vjeçare reporterja ukrainase
Viktoria Roshçina u zhduk në gusht të 2023-shit në një zonë të Ukrainës, aktualisht e pushtuar nga trupat ruse. U deshën 9 muaj që autoritetet ruse të konfirmonin se gazetarja ishte burgosur, pa dhënë asnjë arsye.
Këtë javë, babai i saj mori një letër të shkurtër nga Ministria e Mbrojtjes në Moskë, që e informonte se Viktoria kishte vdekur në moshën 27-vjeçare.
Në letër thuhej se trupi i saj do t’i kthehej familjes në një shkëmbim të organizuar nga Rusia dhe Ukraina për ushtarët e vrarë në fushën e betejës.
Data e vdekjes së saj rezulton 19 shtatori, por njoftimi i dërguar nga Kremlini nuk jep asnjë sqarim mbi motivet e ndarjes nga jeta të gazetares.
Këtë fundjavë, miqtë e saj u mblodhën për të kujtuar Viktorian në sheshin “Maidan”, në qendër të Kievit. Ata ngritën përpara një turme të vogël njerëzish një poster ku ajo shfaqej e qeshur.
Historitë e 27-vjeçares ishin një panoramë e jetës së ukrainasve nën pushtimin rus, që askush tjetër nuk i kishte siguruar më parë.
Raportimi nga zonat e pushtuara të Ukrainës ishte shumë i rrezikshëm, por kolegët e saj kujtojnë se sa e dëshpëruar ishte Viktoria që të shkonte atje, edhe pse më parë ishte burgosur për 10 ditë nga ushtarët rusë.
LEXONI GJITHASHTU:
Iranianët në vështirësi për ta siguruar bukën e gojës teksa çmimet vazhdojnë të rriten
Ministrja suedeze merr foshnjen me vete në mbledhjen e qeverisë
Rusia dhe Ukraina vijojnë shkëmbimin e të burgosurve, lirohen 320 persona
- 14:51 Iranianët në vështirësi për ta siguruar bukën e gojës teksa çmimet vazhdojnë të rriten
- 14:45 Ministrja suedeze merr foshnjen me vete në mbledhjen e qeverisë
- 14:45 Rusia dhe Ukraina vijojnë shkëmbimin e të burgosurve, lirohen 320 persona
- 14:40 Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën
- 14:38 Fyerje, diskriminim, dhunë, vdekje – DW: Ekspertët paralajmërojnë për rritjen e racizmit anti-musliman në Gjermani
- 14:36 Brukseli propozon zgjatje të statusit për refugjatët ukrainas