Prej dy ditësh pa ujë, qytetarët ‘zbarkojnë’ me bidona te burimi i qytetit si dikur
Mungesa e ujit që prej dy ditësh në Pogradec ka bërë që qindra qytetarë t’i drejtohen burimit të qytetit, ku po mbushin ujin për të plotësuar nevojat shtëpiake por edhe për të pirë.
Qytetarët për mikrofonin e Euronews Albania shprehen se kanë që tre ditë pa ujë dhe nga asnjë autoritetet nuk marrin përgjigje.
Ata kanë marrë bidona me vete ndërkohë që ujin e transportojnë me makinë, biçikletë ose në këmbë.
Deri më tani nuk dihet se sa do të zgjasë një situatë e tillë.
“Kemi që tre ditë pa ujë, mbaruam, për të gjithë nevojat vijmë këtu. Asnjë nuk na jep përgjigje”
“Janë e gjithë lagjia këtu”
“Kjo nuk është zgjidhje s’kemi ça të bëjmë. Kështu është i gjithë qyteti.”- shprehen qytetarët.
Më parë gazetari Xhensil Shkëmbi bëri me dije se mungesa e ujit ka ardhur për shkak të çarjes së tubit në Drilon.
LEXONI GJITHASHTU:
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës