‘Premtimet për uljen e borxhit, taksave dhe rritjen e rrogave s’janë realiste’, thotë ish-zv. ministri në qeverinë Rama 2
Elton Haxhi, ish-zv. ministër në qeverinë Rama 2 i cilësoi jo realiste premtimet e kryeministrit për uljen e borxhit, të taksave dhe rritjen e rrogave.
“Të na japë elementin e ekuacionit që do ulë borxhin,” – komentoi Haxhi pasi Rama deklaroi një ulje drastike të borxhit publik gjatë seancës së parë plenare në Kuvendin e Shqipërisë ku prezantohet dhe plani qeverisës për mandatin e ri.
Sipas tij ulja e taksave dhe ulja e borxhit nuk përputhen me njëra tjetrën. Ka një element të tretë që do të bëjë të realizueshme këto dy premtime, që në këndvështrimin e ish-zv. ministrit nuk është realist.
Rama u zotua nga foltorja e Kuvendit se qeveria e tij në mandatin e tretë do të bëjë të mundur rritjen e pagës mesatare mujore bruto me 25% në mënyrë graduale deri në fund të mandatit dhe rritjen e pagave të administratës. Kjo sipas tij do të bëhet e mundur falë rritjes ekonomike që do të jetë mesatarisht 4.5 % në vit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rama i drejtohet PD-së: Jemi gati për çdo lëshim që ju doni
- Rama: Nga qershori do të ndalohet me ligj përdorimi i qeseve plastike
- Kryeministri Rama: Hapja e negociatave s’është në dorën tonë
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër