Presidenca belge pro heqjes së masave të vendosura ndaj Kosovës
Presidenca belge është shprehur pro heqjes së masave ndaj Kosovës, me argumentin se Prishtina ka hedhur hapat e duhur në drejtim të përmbushjes së kërkesave të bllokut.
Me organizimin e referendumit në katër komunat veriore të vendit, Kosova tregoi se e ka zbatuar marrëveshjen prej katër pikash të nënshkruar në Bratislavë, në këmbim po kërkon heqjen e masave ndëshkuese që u vendosën për shpërthimin e tensioneve në veri, thuhet në një reagim të saj për mediat në Prishtinë.
“Këshilli i BE-së do t’i rikthehet çështjes në bazë të një raporti të Përfaqësuesit të Lartë për Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë për përmbushjen e këtyre kërkesave nga Kosova”, ka nenvizuar zëdhënësi i Presidencës belge, David Jordens, i cili shtoi se vendi i tij është në favor të një qasjeje të balancuar mes Kosovës dhe Serbisë dhe po ashtu pro heqjes së këtyre masave.
Sipas zëdhënësit te BE-së, Peter Stano, tashmë raporti i Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borrell, është pranë finalizimit dhe dorëzimit në Këshillin Europian. Disa ditë më parë, Stano qe shprehur se për heqjen e masave ndëshkuese që blloku ka vendosur ndaj Kosovës, vendosin shtetet anëtare e jo Qeveria e Kosovës dhe se mbajtja e votimeve në komunat në veri të Kosovës më 21 prill, ishte vetëm një nga disa kushtet që BE-ja vendosi për heqjen e masave ndaj Kosovës. Votimet, sipas tij, ku qytetarët mund të zgjidhnin nëse dëshironin ose jo të largonin kryetarët shqiptarë të zgjedhur vitin e kaluar, dështuan për shkak të pjesëmarrjes së pamjaftueshme.
Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara