Presidenca e Kosovës reagon për ndarjen nga jeta të babait të Hashim Thaçit

17 Mars 2025 | 10:45

Presidenca e Kosovës ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Presidenca i ka shprehur ngushëllimet familjes Thaçi për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

Njoftimi i plotë:

*”Presidentja Osmani ngushëllon ish-Presidentin Thaçi dhe familjen e tij për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit.

Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të z. Haxhi Thaçi, babait të ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi.

Humbja e babait është një dhimbje e pamatshme, e cila lë një boshllëk të pazëvendësueshëm tek më të dashurit. Kontributi dhe dashuria e tij për atdheun shpresoj të shndërrohen në udhërrëfyes dhe kujtime krenarie për të gjithë ata që e njohën.

Në emrin tim dhe në emër të popullit të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta ish-Presidentit Thaçi, gjithë familjes Thaçi, miqve dhe të gjithë të afërmve të z. Haxhi Thaçi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026