Presidencialet në Rusi, qytetarë të shumtë mbështesin kandidatin liberal të opozitës
Disa mijëra persona në Rusi mbajnë radhë në mbarë vendin prej disa ditësh, për t’i dhënë mbështetjen e tyre politikanit liberal Boris Nadezhdin, që synon të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të 17 marsit. Për këtë, atij i duhen 100 mijë firma.
Ata mbështesin kandidatin opozitar edhe pse shprehen të vetëdijshëm se presidenti Putin do ta fitojë mandatin tjetër, pavarësisht se si do të votojnë qytetarët.
“Mbështes këdo tjetër. Do të mbështesja edhe djallin për sa kohë do të ndryshonte diçka. Edhe pse e di që është e kotë”, u shpreh një burrë.
“Jam nënë e tre fëmijëve. Lufta është e tmerrshme. Ajo duhet të ndalet sa më shpejt”, tha një grua.
Për Kremlinin, ai nuk është një rival serioz ndaj Putinit. I pyetur nga gazetarët se si e sheh presidenti aktual zotin Nadezhdin, nisur nga fakti se ai ka mbledhur 100 mijë vota, Dimitri Peskov, zëdhënës i Putin është përgjigjur: “Ne as që e konsiderojmë atë si rival”.
Një kundërshtar i ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë, Nadezhdin u takua me gratë e disa ushtarëve, të cilat kërkojnë që bashkëshortët të kthehen nga vija e frontit.
Ndërkohë, një tjetër aspirante për kandidim, Yekaterina Duntsova ka humbur apelin kundër refuzimit të autoriteteve për ta regjistruar në garë. Ajo ka promovuar imazhin e një Rusie njerëzore.
Figura të opozitës ruse, në burgim ose në mërgim, zotohen se do të vazhdojnë ta sfidojnë presidentin Putin, që kërkon një tjetër mandat. Ata e thonë këtë edhe pse janë të bindur se Putin do të shpallet fitues pavarësisht se si do të votojnë qytetarët.
LEXONI GJITHASHTU:
Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur
Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë
Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)