Presidenti Begaj pret Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç

18 Tetor 2023 | 12:30

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një vizitë shtetërore Presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç. Pas ceremonisë zyrtare të mirëseardhjes, drejtuesit e dy shteteve zhvilluan një takim kokë më kokë e më pas nën kryesimin e tyre u zhvillua takimi i zgjeruar i delegacioneve zyrtare.

Të dy krerët e shteteve gjatë konferencës së përbashkët për shtyp vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera të partneritetit strategjik midis dy vendeve. Gjatë fjalës së tij, Presidenti Begaj u shpreh se vizita e Presidentit Milanoviç në Tiranë, vjen në një moment kyç, veçanërisht për rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku Shqipëria dhe Kroacia janë kontribuese aktive dhe faktorë të rëndësishëm e të qenësishëm për paqen dhe stabilitetin e rajonit.

Një vëmendje të veçantë dy presidentët i kushtuan zhvillimeve rajonale. “Dënuam ngjarjet dramatike në veriun e Kosovës dhe sulmin terrorist e kriminal ndaj policisë në Banjskë më 24 shtator të këtij viti. I shpreha shqetësimin mikut tim lidhur me përgatitjet dhe armatimin e rëndë ushtarak të përdorur nga grupi terrorist. Nënvizova nevojën e rritjes së presionit nga ana e Bashkimit Evropian për përfundimin e hetimeve dhe nxjerrjen e përgjegjësive me ndikim të drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë e të gjithë rajonit”, – tha Presidenti Begaj.

Kreu i Shtetit nënvizoi gjithashtu, se pas akteve të fundit terroriste të Hamasit ndaj Izraelit bëhet edhe më e domosdoshme, që Bashkimi Evropian dhe NATO të dekurajojnë me vendosmëri qasjen provokative të Serbisë ndaj Kosovës.

Presidenti Begaj vlerësoi mbështetjen që Kroacia i jep Kosovës, si dhe thirrjen e përsëritur që Presidenti Milanoviç ka bërë për njohjen ndërkombëtare, pranimin në NATO, si dhe respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të saj.

“Ndamë mendimin, se dialogu mbetet e vetmja rrugë për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, deri në njohjen e tyre reciproke. Në këtë aspekt nënvizova se që prej sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, gjërat nuk janë më si më parë dhe nga mediatorët e këtij dialogu duhet të ketë një qasje të re”, – shtoi më tej Kreu i Shtetit.

Presidenti Begaj e njohu Presidentin Milanoviç me problematikat me të cilat përballet minoriteti shqiptar në Luginën e Preshevës, duke nënvizuar se shqiptarët atje kanë të gjithë të drejtën që të trajtohen sipas standardeve evropiane, ashtu siç trajtohen edhe minoritetet në Shqipëri, Kroaci apo në Kosovë.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026

Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, i cili theu masën e...
11:00 | 15/07/2026