Presidenti Begaj pret të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-ve

5 Gusht 2024 | 11:48

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti këtë të hënë në një takim të Ngarkuarën e re me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, znj. Nency Va Horn.

Kreu i Shtetit uroi diplomaten amerikane për nisjen e detyrës, duke shprehur besimin se gjatë mandatit të saj do të përforcohet më tej partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti Begaj rikonfirmoi angazhimin dhe kontributin në rritje të Shqipërisë në këtë partneritet strategjik, duke shprehur mirënjohjen ndaj Shteteve të Bashkuara për mbështetjen bujare dhe vendimtare ndaj vendit tonë.

Presidenti i Republikës theksoi, gjithashtu, se mbështetja e SHBA-së rrit angazhimin e Shqipërisë për reformat demokratike dhe sundimin e ligjit, përpjekje këto të qëndrueshme, me synim finalizimin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Për sa i përket situatës në rajon, Presidenti Begaj u shpreh se Shqipëria vlerëson angazhimin e administratës amerikane, duke theksuar se roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor mbetet vendimtar.

Në takim u vlerësua roli i Shqipërisë për stabilitetin dhe zhvillimin rajonal, përkushtimi në misionet ndërkombëtare për paqen dhe sigurinë, si edhe qëndrimi kundër përpjekjeve që cenojnë paqen përmes zgjerimit të konflikteve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestat e mbajtura në Tiranë, duke ironizuar pjesëmarrësit përmes një postimi në...
20:42 | 06/07/2026

Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik

Kanë nisur këtë të hënë regjistrimet për nxënësit që do të ndjekin klasën e parë dhe klasën e dhjetë në vitin shkollor 2026–2027. Aplikimet kryhen...
19:43 | 06/07/2026

Borova kujton një nga masakrat më të rënda të Luftës së Dytë Botërore

Më 6 korrik 1943, forcat naziste gjermane, që hynë në Shqipëri nga Greqia, kryen masakrën e Borovës në Kolonjë, duke djegur tërësisht fshatin dhe vrarë...
18:29 | 06/07/2026