Presidenti gjerman nesër në Shqipëri, zbardhet agjenda e Steinmeier
Për herë të parë në 27 vitet e fundit një president gjerman do të vizitojë Shqipërinë. Frank-Walter Steinmeier do të mbërrijë në Shqipëri mëngjesin e datës 1 dhjetor dhe do të qendrojë për të zhvilluar një vizitë dy ditore.
Sipas agjendës së publikuar nga presidenca gjermane, në ora 10:00, Steinmeier do të pritet në presidencë nga kreu i shtetit shqiptar, Bajram Begaj. Më pas, për rreth 30 minuta, dy presidentët do të kenë një dalje për mediet.
Në orën 11:30, presidenti gjerman do t’i drejtohet seancës plenare, ku do të mbajë një fjalë përshëndetëse.
Më pas, presidenti federal i Gjermanisë pritet të zhvillojë një takim me kryeministrin Rama.
Në agjendë, Frank-Walter Steinmeier ka të planifikuar edhe një takim me nxënës nga Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, në një diskutim mbi ballafaqimin me të kaluarën komuniste dhe një vizitë në një kompani gjermane.
Gjatë qendrimit dy ditor në Shqipëri, Begaj do të zhvillojë një vizitë në Berat dhe një vizitë në Muzeun e Sigurimit “Shtëpia me Gjethe”.
Vizita e presidentit Gjerman, Steinmeier vjen vetëm 5 ditë para samitit BE-Ballkani Perëndimor që për herë të parë do të zhillohet në Tiranë. Gjithashtu, vizita vjen edhe si pjesë e një turi 4-ditor që Steinmaier e zhvillon në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, dy vende që këtë vit hapën nisën bisedimet për antarësim në Bashkimin Europian.
LEXONI GJITHASHTU
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit