Presidenti i dytë pas Reagan që i bëhet atentat aty! Peka: Sulme politike, dhunë!

26 Prill 2026 | 21:49

Avenir Peka, ekspert i çështjeve ndërkombëtare ka folur në “Review” me Greta Topjana mbi atentatin e bërë ndaj Presidentit Donald Trump gjatë një konference me gazetarët dhe me praninë e zyrtarëve të administratës.

Ai thekson se SHBA-të kanë një histori të gjatë përballjeje me dhunën politike dhe rasti i Trump, sipas tij, është i paprecedentë.

Peka nënvizon se përplasjet e forta në SHBA krijojnë dyshime dhe hapësirë për interpretime, por sipas tij, fakt është që ndaj presidentit është përdorur dhunë politike, juridike dhe fizike.

“SHBA-të janë shtet që kanë luftuar me dhunën politike, është debat i madh për armët.

Rasti i Presidentit Trump është i paprecedentë. Rasti i fundit i një atentati real ka qenë me Reagan në vitet ‘81 në hollin e hotelit që kanë gjuajtur nga afër dhe ai është plagosur.

Në rastin e Trump, mënyra se si kanë ndodhur shumë ngjarje, përplasja e fortë politike, retorika e fortë e dyanshme, lufta politike që i është bërë Trump, lë hapësirë se në politikë nuk ka më rastësi sidomos kur ndodh disa herë. A ka skenarë apo jo? Përderisa ata nuk e thonë, ngelet një çështje interpretimi. E habitshme është që pse gjithë kjo dhunë ndaj Trump? Është dhunë politike, juridike dhe fizike.

Trump-it i bllokoheshin lloagritë bankare nuk kryente dot transaksione bankare, aq larg ka shkuar lufta politike ndaj tij, e kombinuar me elementë të tjerë”, tha Peka.

Eksperti shton se edhe vetë Trump përdor një retorikë të ashpër, por sipas tij, Trump nuk ka ndryshuar qëndrimet e tij ndër vite.

“Edhe vetë Trump nuk është i paqtë në retorikë, por nuk është i dhunshëm sa janë të tjerët. Ai nuk është figurë që doli nga hiçi. Ka qenë i famshëm për shumë arsye dhe kjo ka qenë retorika e tij. Qëndrimi i tij sot nga krizat globale janë qëndrime që i ka pasur edhe në ‘85, mund të jetë kaotik, por ai nuk ka ndryshuar. Amerikanët e kanë zgjedhur për një arsye. Ata që e kanë votuar kanë qenë të gatshëm t’ia falin një gjuhë disi agresive Trump-it”, tha Avenir Peka.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026