Presidenti i Panamasë i përgjigjet ashpër Trump nga Davosi: Kanali është i yni

22 Janar 2025 | 16:16

Panamaja ka kundërshtuar ashpër kërcënimet e ish-Presidentit të SHBA, Donald Trump, për të “marrë” Kanalin e Panamasë, një nga rrugët tregtare më të rëndësishme në botë.

Presidenti i Panamasë Jose Raul Molino, deklaroi se kanali nuk është një dhuratë nga SHBA, por i përket popullit të Panamasë.

“Kanal i Panamasë nuk ishte as koncesion dhe as dhuratë nga Shtetet e Bashkuara,” deklaroi Presidenti i Panamasë, Jose Raul Mulino, gjatë një paneli në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, të Zvicrës.

Gjatë fjalimit të tij inaugurues, Trump pretendoi se Panamaja kishte “shkelur” premtimin për të qëndruar neutrale, duke akuzuar se “Kina po menaxhon Kanalin e Panamasë”. Ai gjithashtu kritikoi tarifat e aplikuara ndaj anijeve amerikane, duke i cilësuar ato si të padrejta dhe të larta.

Kanali i Panamasë, një arterie kryesore për tregtinë globale, ka një rëndësi strategjike për SHBA-të, pasi rreth 5% e tregtisë detare botërore kalon përmes tij.

Në përgjigje të akuzave, Mulino i cilësoi deklaratat e Trump-it si “të pavërteta” dhe theksoi se Kanali i Panamasë i përket popullit të Panamasë.

“Këto akuza janë të pabaza! Ne qëndrojmë të palëkundur në drejtimin e kanalit si një pasuri sovrane e kombit tonë,” shtoi Mulino.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026