Presidenti i ri, Balla: Dialogu do zhvillohet vetëm mes grupeve parlamentare
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaron se procesi për zgjedhjen e presidentit të ri do të bëhet vetëm në nivelin e grupeve parlamentare.
“Tradita parlamentare është e konsoliduar në këtë proces. Procesi do jetë në Kuvendin e Shqipërisë vetëm në Kuvendin e Shqipërisë, vetëm në nivelin e grupeve parlamentare. Ky është kushti i vetëm që ka mazhoranca në këtë proces”, u shpreh Balla në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.
Më herët, Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, propozoi që të përfshihen të gjithë deputetët në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.
“Ky është një proces që duhet të përfshijë të gjithë trupën e deputeteve të Kuvendit. S’ka autoritet dhe as individë të caktuar apo parti të veçuara, por të gjithë të jenë të përfshirë. Propozimi im i parë, pasi është me rëndësi, është që të arrijmë në një marrëveshje që të kemi një president që të jetë mbi palët. Ndaj mendoj që të konsiderojmë dhe deputetët dhe grupet parlamentare dhe partitë”, tha Mediu.
LEXONI GJITHASHTU:
Qeveria miraton paketën sociale, dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara
E rëndë në Ksamil, gjendet trupi i pajetë i një peshkatari. Detajet e para (VIDEO)
Opozita kërkon drejtorin e Përgjithshëm të Policisë në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat me Gjiknurin
- 19:39 Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon
- 19:18 Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër
- 19:12 Teherani akuzon SHBA-në: Po përdorin çështjen bërthamore si pretekst për të na shkatërruar
- 18:59 Franca regjistron 5,764 vdekje shtesë gjatë valës së të nxehtit të qershorit
- 18:58 SHBA dhe Izraeli diskutojnë për një takimi mes Trump dhe Netanyahu në Zyrën Ovale
- 18:16 Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup