Presidenti i Serbisë, Vuçiç niset drejt Moskës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u nis më 7 maj drejt Moskës, ku do të marrë pjesë në Paradën e Fitores në Sheshin e Kuq. Avioni i tij, gjatë udhëtimit drejt kryeqytetit rus, u ndal fillimisht në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, njofton Radiotelevizioni i Serbisë, duke iu referuar agjencisë Tanjug.
Sipas RTS-së, avioni me të cilin po udhëton Vuçiçi, më pas ka vazhduar fluturimin drejt Moskës.
Sipas Kremlinit, më 9 maj është paraparë një takim dypalësh ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, raportoi RTS.
Në fillim të marsit, Vuçiç njoftoi se do të merrte pjesë në paradën ushtarake me rastin e Ditës së Fitores kundër fashizmit, pas një bisede telefonike me Putinin.
Rusia më 9 maj shënon 80-vjetorin e fitores kundër fashizmit në Luftën e Dytë Botërore me një paradë ushtarake në Sheshin e Kuq në Moskë, si dhe me një sërë aktivitetesh të tjera.
Paralajmërimet për udhëtimin e presidentit serb në Rusi kanë ngjallur reagime edhe nga institucionet evropiane.
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, më 29 prill deklaroi në një konferencë për media se “është në dorën e presidentit të Serbisë të vendosë për shkuarjen në Moskë”, por shtoi se, nëse Vuçiç shkon atje, ajo do ta ketë “shumë më të vështirë t’i ndihmojë Serbisë të qëndrojë e përkushtuar në rrugën evropiane”.
LEXONI GJITHASHTU:
Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve
Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 18:16 Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar, shkak kërcënimi nga dronët
- 18:01 Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve
- 17:41 Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
- 17:35 Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 17:20 Finalja e Botërorit, paralajmërojnë kardiologët: Kujdes nga stresi për zemrën
- 17:14 I nxehti rrit rrezikun për depresion, 1 në 6 persona përballet me probleme të shëndetit mendor