Presidenti i UEFA-s në Tiranë në prag të zgjedhjeve në FSHF
Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin do të vijë nesër për një vizitë zyrtare në Tiranë.
Ai do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama dhe më pas do të pritet në takim nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Ceferin pritet të diskutojë për incidentet e fundit lidhur me procesin zgjedhor të Federatës dhe gjithashtu në lidhje me organizimin e finales historike të UEFA Europa Conference League në stadiumin “Air Albania” më 25 maj.
Zgjedhjet për kreun e FSHF-së po shoqërohen me akuza për manipulim dhe ndërhyrje të politikës.
Situata e tensionuar kulmoi në zgjedhjet në shoqatën rajonale të Tiranës ku 18 delegatë u larguan në mënyrë demonstrative pas fillimit të Asamblesë.
Në Durrës u kallëzua penalisht një delegat i zgjedhur, për shpërdorim detyre pasi nuk kishte asnjë autorizim si përfaqësues i klubit Erzeni.
Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka dalë hapur kundër kreut aktual të federatës Armand Duka i cili kërkon një mandat të 6-të.
LEXONI GJITHASHTU:
Belgjika arrin në çerekfinale, por Kupa e Botës ka mbaruar për mesfushorin Onana
E pazakontë apo e parashikueshme? Si po e dominon Evropa Kupën e Botës
Rusia kthehet në Olimpiadë! Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq pezullimin e vitit 2023
- 15:53 Baste sportive të paligjshme dhe cannabis në lokal, dy të arrestuar në Tiranë (VIDEO)
- 15:45 Rama konfirmon deklaratën e Rutte-s: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë
- 15:28 Rutte nga Turqia: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
- 15:20 Vrau 15 pacientë dhe u përpoq të fshihte gjurmët, dënohet me burgim të përjetshëm mjeku në Gjermani
- 15:08 Deklarata e plotë e Samitit të Ankarasë: NATO riafirmon mbrojtjen kolektive dhe mbështet Ukrainën
- 15:02 Miratohet Deklarata e Ankarasë: NATO shpall mbi 50 miliardë dollarë prokurime të reja ushtarake