Presidenti Meta dekreton marrëveshjen për blerjen e vaksinës anti-COVID

11 Nëntor 2020 | 12:26

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar marrëveshjen për blerjen e vaksinës anti-COVID, duke e quajtur këtë një hap me rëndësi për masat që merr shteti në luftën kundër pandemisë

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka shpallur me Dekret, ligjin nr. 134/2020 ‘Për ratifikimin e marrëveshjes së angazhimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, dhe Aleancës GAVI, për pjesëmarrjen në strukturën globale të qasjes në vaksinat COVID-19 (Covax Facility)’. Kjo marrëveshje edhe pse është një hap me rëndësi në masat që ndërmerr shteti shqiptar në luftën kundër pandemisë COVID-19, mundëson mbulimin e gjetjes së vaksinës vetëm për 20% të popullsisë, apo edhe më shumë, në varësi të financimit që vihet në dispozicion nga shteti shqiptar”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Më tej kreu i shtetit thekson se qeveria duhet të bëjë çdo përpjeke për të garantuar buxhetin e plotë të çdo nevoje dhe kërkese të popullatës për vaksinim.

“Është e domosdoshme, që çdo hap që hidhet nga Qeveria shqiptare, të jetë i  mirë-studiuar, në koordinim të plotë me strukturat dhe partnerët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë e të Bashkimit Europian, me qëllim për të siguruar vaksinimin në atë masë që vendi ka nevojë për përballimin e kësaj pandemie. Për këtë arsye, Qeveria duhet të bëjë çdo përpjekje, për të garantuar mbulimin me buxhetim të plotë të çdo nevoje dhe kërkese të popullatës për vaksinim”, theksohet në njoftim.

Ndërkohë, pak më herët Ministrja e Shëndetësisë, Znj Ogerta Manastirliu tha se, qeveria ka caktuar një fond prej 3.9 milionë dollarë për të blerë vaksinën anti-covid. 

Po kështu, ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se për periudhën mars-nëntor janë investuar 25 milionë euro në tri shtylla kryesore për përballimin e pandemisë së COVID-19.

Lexoni gjithashtu: 

Qeveria cakton 3.9 mld $ fond për blerjen e vaksinës kundër COVID-19

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026