Presidenti Meta nuk dorëhiqet, sqaron Tedi Blushi
Zëdhënësi i Presidenti Ilir Meta, Tedi Blushi ka sqaruar deklaratën e kreut të shtetit në lidhje me dorëheqjen e tij.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Blushi ka sqaruar se presidenti Ilir Meta ka thënë se do të japë dorëheqjen nëse Edi Rama fiton 71 mandate në mënyrë demokratike.
“Për të gjithë sahanlëpirësit e Bablokut: Presidenti Meta di vetëm të mbajë fjalën! Presidenti Meta e ka bërë të qartë se nëse Edi Rama fiton 71 mandate në mënyrë demokratike do të japë dorëheqje.E gjithë Shqipëria e di si i ka fituar Babloku këto zgjedhje, ndaj qetësohuni: Nuk ka dorëheqje”, shkruan Blushi.
Më herët, Meta theksoi se do të jetë në krye të presidencës deri në 24 korrik të vitit 2022 dhe më pas do të rikthehet në partinë Lëvizja Socialiste për Integrim.
Lexoni gjithashtu:
Ilir Meta paralajmëron rikthimin në LSI: Më 24 korrik 2022 do marr kartën e anëtarësisë
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
- 10:41 Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)
- 10:37 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
- 10:33 Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS
- 10:18 Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit
- 10:12 Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi