Presidenti Meta reagon për vdekjen e të riut në Komisariat

5 Maj 2022 | 11:38

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas ngjarjes tragjike të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në komisariatit të Kavajës ku një i ri humbi jetën pasi u vetëvar.

Përmes një postimi në faqen e vet zyrtare në Facebook Meta e cilëson të papranueshëm faktin që një qytetar humb jetën brenda institucioneve shtetërore.

Kreu i shtetit ka bërë thirrje për zbardhjen sa më shpejt të rrethanave të vdekjes së të riu dhe ‘vendosjen përpara drejtësisë të përgjegjësve për këtë tragjedi të pajustifikueshme’.

31-vjeçari Ilvi Meta u vetëvar mbrëmjen e së enjtes në Komisariatin e Kavajës, disa orë pasi ishte shoqëruar për një vjedhje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026