Presidenti në Korenë e Jugut urdhëroi arrestimin e liderëve politik

6 Dhjetor 2024 | 11:03

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me grushtin e dështuar të shtetit që presidenti i Koresë së Jugut ndërmori ndaj parlamentit, duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

BBC shkruan se pas vendosjes së ligjit ushtarak, presidenti Yoon Suk Yeol urdhëroi rrethimin e parlamentit nga ushtria si dhe ëkrkoi arrestimin e krerëve të partive politike, përfshirë dhe kreun e partisë ku ai bën pjesë.

Zëvendësdrejtori i Shërbimit Informativ Kombëtar, Hong Jang-won, konfirmoi se lista e arrestimeve përfshinte liderin e partisë së tij në pushtet, Han Dong-hoon, kreun e opozitës, Lee Jae-myung, por edhe tre ligjvënës të opozitës.

Sipas tij, presidenti kishte planifikuar të përdorte këtë moment për të arrestuar kundërshtarët politikë dhe për të eliminuar pengesat nga parlamenti.

Lëvizja shkaktoi një valë protestash në vend, me deputetët e opozitës që mbajtën një tubim urgjent dhe nisën përgatitjet për një mocion për shkarkimin e presidentit. Votimi, i cili do të zhvillohet të shtunën, kërkon 200 vota për të kaluar. Me opozitën që ka shumicën në parlament, janë të nevojshme vetëm disa vota nga partia e presidentit për të siguruar suksesin e mocionit.

Han Dong-hoon, lideri i Partisë së Pushtetit Popullor, fillimisht e mbështeti presidentin, por më vonë ndryshoi qëndrim, duke deklaruar se Yoon ka vepruar në mënyrë të papërgjegjshme. Ai tha se kishte prova për urdhra të dhënë nga presidenti për arrestime politike dhe për përdorimin e forcave ushtarake.

Në anën tjetër, komandanti i forcave speciale, Këak Jong-kuen, siguroi deputetët se kishte refuzuar urdhrat për përdorimin e ushtarëve për të ndaluar mbledhjen e parlamentit. “Kam urdhëruar ushtarët të mos hyjnë në sallë dhe të mos përdorin municion të vërtetë,” deklaroi Këak, i cili më pas u pezullua nga detyra për moszbatimin e urdhrit të presidentit.

Në kryeqytetin Seul, protestuesit kanë dalë në rrugë për të kërkuar dorëheqjen e presidentit. Shumë qytetarë kanë nisur gjithashtu fushata në rrjetet sociale dhe kanë dërguar mesazhe deputetëve të partisë në pushtet, duke i kërkuar që të mbështesin shkarkimin e Yoon.

Sondazhet tregojnë se mbi 70% e qytetarëve mbështesin shkarkimin e presidentit, ndërsa vlerësimi i miratimit të tij ka rënë në një rekord të ulët prej 13%. Yoon, i cili nuk është parë publikisht që nga e mërkura, përballet me një moment vendimtar që mund të përcaktojë fatin e tij politik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bukele i El Salvadorit kërkon kandidaturë për mandatin e tretë në parti pas ndryshimeve kushtetuese

Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, është regjistruar për të kërkuar nominimin e partisë së tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2027, duke synuar një...
18:10 | 29/06/2026

Momenti kur arrestohen dy të dyshuarit për masakrën me 6 të vrarë në Gjermani (VIDEO)

Dy të dyshuarit për vrasjen e gjashtë personave në Stade, në Gjermaninë veriore, janë neutralizuar dhe arrestuar nga policia, ndërsa momenti i ndërhyrjes është kapur...
18:05 | 29/06/2026

Katari ndalon përkohësisht lundrimin e anijeve, shkak shqetësimet për sigurinë

Ministria e Transportit e Katarit lëshoi ​​të hënën një njoftim të rëndësishëm duke u bërë thirrje anijeve detare përfshirë motorëve jet ski të ndalojnë lundrimin...
17:38 | 29/06/2026