English

Presidenti shqetësohet për Kushtetutën? Rudina Hajdari: E sfidoj Metën për listat e hapura

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Deputetja dhe anëtare e Këshillit Politik për reformën zgjedhore, Rudina Hajdari duke komentuar tubimin e Presidentit të Republikës për mbrojtjen e Kushtetutës, e ka sfiduar Ilir Metën që të dalë në mbështetje për miratimin e listave të hapura dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor. Znj. Hajdari u shpreh se, z. Meta në këtë mënyrë do të tregonte me vepra se vërtetë shqetësohet për shkeljen e Kushtetutës pasi me sistemin aktual, zgjedhësit nuk përfaqësohen siç duhet.

- Advertisement -

“Çdo manifestim që është paqësor është i mirëpritur, por ajo që ajo që dua të merrem është, se  unë e sfidoj Presidentin që të mbështesë listat e hapura dhe të mbështesë ndryshimin e sistemit. Sepse ky sistemi që kemi sot, dhunon Kushtetutën e Shqipërisë pasi dhunon zgjedhësit. Ta bëjë me vepra dhe jo vetëm me fjalë. Ai ndryshim që ka ndodhur në 2008 nuk është bërë me referendum por nga një marrëveshje politike. Dhe ligji i referendumeve duhet përmirësuar sepse sot nuk kemi mundësi që të bëjmë referendume”, deklaroi deputetja.

Lidhur me diskutimet e deritanishme në këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, znj. Hajdari u shpreh se ajo do të paraqesë më 6 mars propozimet për ndryshimin e sistemit elektoral. Ajo theksoi se në tryezë do të paraqiten tre opsione, përfshirë dhe modifikimi i sistemit aktual.

“Do të shikojmë vullnetin e palëve më datë 6 mars kur do të propozoj sistemin e ri. Kemi tre propozime; sistem proporcional kombëtar me lista të hapura, proporcional rajonal me lista të hapur me korrektim kombëtar dhe sistemin aktual me grupime rajonesh dhe lista të hapura.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?