Presidenti Trump nis përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

13 Shkurt 2025 | 20:09

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump filloi një përpjekje të beftë diplomatike në shumë fronte të mërkurën, për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, pas një shkëmbimi të suksesshëm të burgosurish me Rusinë.

Presidenti Trump njoftoi se do të takohet së shpejti me presidentin rus. Po kështu një ekip i udhëhequr nga Nënpresidenti JD Vance do të takojë udhëheqësin ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Presidenti Donald Trump parashtroi kushtet e tij për vazhdimin e përkrahjes amerikane për Ukrainën ndërkohë që filloi përpjekjet diplomatike që synon t’i japin fund sulmit gati tre vjeçar të Rusisë ndaj këtij vendi.

“Po kërkojmë garanci për investimet tona. Ata kanë minerale të rralla, kanë karburante dhe gaz dhe shumë gjëra të tjera. Ne po kërkojmë të sigurojmë paratë tona dhe Ukraina ka rënë dakord me këtë”, tha Presidenti Trump.

I pyetur nga gazetarët nëse do ta ndërpresë ndihmën për Ukrainën, zoti Trump u përgjigj: “Jo, po vazhdojmë. Por duam të sigurojmë investimin tonë”.

Në një takim të mërkurën me sekretarin e ri amerikan të thesarit mbi një marrëveshje të mundshme ekonomike, Presidenti Zelensky nënvizoi kërkesën kryesore të Ukrainës në planin e saj të paqes – anëtarësimin e Ukrainës në NATO  dhe nevojën e saj për garanci për siguri.

“Kërkoj nga Presidenti Trump të na jap këto garanci sigurie, ta ndihmojë Ukrainën, të na forcojë. Natyrisht, duhet të flasim me Evropën, ngaqë na duhet të kemi një ushtri edhe më të madhe. Aktualisht kemi një deficit buxhetor, por për të patur një ushtri edhe më të madhe, ose të paktën kaq sa e kemi tani, për ta ushqyer dhe për ta armatosur, duhet burime të mëdha. Këto janë fonde që duhet t’i sigurojmë. Këto janë pak a shumë garancitë e sigurisë”, deklaroi zoti Zelensky.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 38-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:54 | 07/07/2026

Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje

Shtetasit e huaj që kërkojnë të marrin pasaportën shqiptare kanë ardhur në rënie gjatë vitit 2025. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shtetësinë shqiptare e...
19:41 | 07/07/2026

Prodhimi i specit mbetet në sera për shkak të mungesës së tregut

Në kulmin e sezonit të prodhimit, serat me spec në fshatin Lum, Cërrik, janë plot, ndërsa tregu pothuajse bosh. Për fermerin Eduart Shermadhi, i cili...
19:30 | 07/07/2026