Presidenti Trump shfaqet me fasho në duar, zbulohet arsyeja

12 Dhjetor 2025 | 12:34

Rishfaqja e fashove në dorën e presidentit amerikan, Donald Trump, ka nxitur sërish spekulime të forta për gjendjen e shëndetit të tij, raporton CNN.

Shtëpia e Bardhë u nxit edhe një herë të sqarojë situatën, duke deklaruar sot se Trump mban fasho në dorë për të mbuluar mavijosjet që i shkaktohen nga shtrëngimet e shumta të duarve gjatë takimeve të përditshme në Zyrën Ovale dhe jo vetëm.

“Presidenti realisht shtrëngon duar gjatë gjithë kohës. Zyra Ovale është si një stacion qendror. Ai takon më shumë njerëz sesa mund ta imagjinoni çdo ditë”, deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, në një konferencë për mediat.

“Ai gjithashtu merr çdo ditë aspirinë, siç tregojnë edhe ekzaminimet e tij klinike, gjë që mund të kontribuojë në këto mavijosje që shihni”, shtoi Levitt.

Sipas raportimit, Shtëpia e Bardhë jep të njëjtin sqarim si herën e mëparshme, kur ishte ngritur i njëjti debat.

Kujtojmë se së fundmi Trump ka bërë të ditur se është diagnostikuar me “insuficiencë kronike venoze”, një gjendje që shkakton ënjtje në gjymtyrët e poshtme pasi venat e këmbëve nuk pompojnë gjakun në mënyrë efikase drejt zemrës.

Megjithatë, kjo diagnozë duket se nuk lidhet me mavijosjet në duar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Orban thirrje mbështetësve të ngrihen kundër ‘tiranisë’ së kryeministrit Magyar: Të rivendosim demokracinë

Ish-kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i cili u rrëzua nga pushteti pas 16 vitesh në pushtet në zgjedhjet e prillit, u ka kërkuar mbështetësve të...
10:11 | 22/07/2026

I akuzuar për lidhje me SHBA-në dhe Izraelin, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar

Agjencia iraniane e lajmeve Fars raporton se një burrë i arrestuar dhe i gjykuar me akuzat për përkatësi në një “grup terrorist antirevolucionar” dhe kryerje...
10:07 | 22/07/2026

Pas pezullimit shumëvjeçar, SHBA rikthen fluturimet direkte drejt Libanit. Trump jep dritën jeshile

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se po i jep dritën jeshile rifillimit të fluturimeve direkte nga linjat ajrore amerikane për në Liban ,...
09:49 | 22/07/2026