Presidentja e Gjeorgjisë i vë veton ligjit për “agjentë të huaj”
Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, e ka përdorur veton për të ashtuquajturin projektligj për agjentë të huaj që shënjestron mediat dhe organizatat joqeveritare, të cilat financohen prej qeverive të huaja.
Prej disa javësh banorët e Gjeorgjisë janë duke protestuar pasi konsiderojnë që ky ligj rrezikon rrugën e shtetit drejt integrimeve në Bashkimin Evropian.
Ligji do t’iu kërkonte mediave dhe organizatave joqeveritare që të regjistrohen si “përmbushës të interesave të një fuqie të huaj”, nëse marrin më shumë se 20 për qind të fondeve prej jashtë.
Zurabishvili ka thënë më herët gjatë javës se e konsideron këtë ligj si “të pranueshëm”.
Zurabishvili, që ka mospajtime në rritje me partinë në pushtet, Ëndrrat Gjeorgjiane, ka treguar edhe më parë që synon t’i vendosë veton projektligjit, i cili është miratuar nga parlamenti më 14 maj.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama në Ankara për Samitin e NATO-s, zbulohet agjenda e tij e takimeve
Rutte nga Ankaraja: NATO po bën përparim të jashtëzakonshëm duke zgjeruar shpenzimet e mbrojtjes
Ministri Tajani: Italia nuk do t’u përgjigjet më provokimeve të Trumpit
- 11:34 Rama në Ankara për Samitin e NATO-s, zbulohet agjenda e tij e takimeve
- 11:28 Rama prezanton spitalin e ri: Do të jetë gati në vitin 2028-të, do të trajtojë sëmundjet e komplikuara
- 11:15 Përfshihet nga flakët godina e Postës Shqiptare në Gjirokastër, ndërhyjnë zjarrfikësit
- 11:10 Gjyqi Veliajt, kryebashkiaku nuk merr pjesë! Xoxa kërkon shtyrje të procesit pas lindjes! Dumani: Të ndahet çështja e saj
- 11:00 Rutte nga Ankaraja: NATO po bën përparim të jashtëzakonshëm duke zgjeruar shpenzimet e mbrojtjes
- 10:49 Tre vajzat në Fier dhunuan shoqen dhe e filmuan, policia i merr në hetim