Presione ndaj prokurorit Prençi? Dumani: Prokurorët kanë mbështetjen time të plotë
Në seancën e pyetje-përgjigjeve në Kuvend, deputeti Klevis Balliu ngriti shqetësimin për presione të mundshme ndaj prokurorit Prençi në lidhje me çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku.
Klevis Balliu: “Është raportuar presion i madh ndaj Prençit për çështjen e Ballukut. Çfarë masash keni marrë”?
Kreu i SPAK, Altin Dumani, zgjodhi të mos komentojë në detaje, duke theksuar se çështja është në hetim dhe se të gjithë prokurorët gëzojnë mbështetjen e tij të plotë.
“Është çështje në hetim, nuk kam për të dhënë asnjë koment. Të gjithë prokurorët kanë mbështetjen time si drejtues. Jam në komunikim të përhershëm me prokurorin dhe deri tani nuk më ka paraqitur ndonjë shqetësim. Ka gjithë mbështetjen time për çështjet që ka në ndjekje. Në asnjë rast nuk kam qenë bllokues hetimesh, përkundrazi jam munduar të krijoj një ambient ku prokurorët të ndihen të lirë”, u përgjigj Dumani.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara