“Presione të hatashme ndaj Kosovës”- Analisti: S’e di nëse Kurti do t’i përballojë

12 Mars 2024 | 10:52

Analisti Fatmir Sheholli, ishte i ftuar këtë të martë në Euronews Albania, ku foli në lidhje me përplasjet e qeverisë së Kosovës me partnerët ndërkombëtarë.

Sheholli tha se në muajt në vijim pritet një presion shumë i madh ndaj Republikës së Kosovës, çka mund ta detyrojë qeverinë të shkojë në zgjedhje të parakoshme në vjeshtë.

Analisti tha se presioni do të vijë në rritje si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë dhe kjo për shkak të zgjedhjeve në Parlamentin Europian në muajin qershor dhe zgjedhjeve në SHBA në nëntor.

“Mund të shkojmë në vitin e ardhshëm në zgjedhje të përgjithshme, por mund të jenë edhe në vjeshtë pasi presionet do të jenë të hatashme. Presionet do të jenë edhe ndaj Prishtinës dhe ndaj Beogradit zyrtar, edhe ndaj Republikës së Kosovës dhe ndaj Republikës së Serbisë.

Do të kemi presione të fuqishme pasi tani në qershor Bashkimi Evropian hyn në zgjedhje për vetveten, kurse në nëtor kemi zgjedhjet në Amerikë. Dhe të gjitha këto lidhen dhe me çështje në republikën tonë.

Kurti do të ishte më i lumturi që mos të ketë presione, por presionet do të jenë të pranishme dhe mendoj se këto presione do ta sjellin në pikën ku ai edhe mund të na dërgojë në zgjedhje të parakohsme, 4-5 muaj përpara zgjedhjeve të rregullta. Nuk e di a do t’i përballojë këto presione”, tha Sheholli.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026